Myftiu Tërnava priti në takim myftiun e Bursës, Yavuz Selim Karabayır

Prishtinë, më 8 maj 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim myftiun e Bursës, Yavuz Selim Karabayır, i cili po shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi u diskutu rreth thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare të të dyja vendeve, me theks të veçantë në fushat e edukimit fetar, shkëmbimeve të përvojave institucionale dhe projekteve humanitare.
Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që DIJANET-it, i ka ofruar Bashkësisë Islame të Kosovës ndër vite. Ai vlerësoi kontributin e Bursës si një qendër e rëndësishme fetare dhe kulturore në Turqi, dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit.
Nga ana e tij, myftiu Karabayır falënderoi mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të forta vëllazërore ndërmjet myslimanëve të Kosovës dhe Turqisë. Ai theksoi se vizita në Kosovë ka për qëllim forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe mbështetjen e mëtejshme në zhvillimin e kapaciteteve fetare dhe arsimore në vend.