Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin britanik z. Jonathan Hargreaves

Prishtinë, më 4 nëntor 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi, palët diskutuan për zhvillimet aktuale, mundësitë e bashkëpunimit dhe çështje me interes të përbashkët. Pjesë e diskutimit ishin edhe rastet e fundit të vrasjeve të grave në Kosovë, si dhe domosdoshmëria e angazhimit të përbashkët institucional dhe shoqëror në parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese. Në këtë kontekst, Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin Hargreaves për angazhimin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar kontributin që mund të japin institucionet fetare përmes edukimit, vetëdijesimit dhe promovimit të respektit për jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe të gjithë faktorëve shoqërorë në luftimin e dhunës ndaj grave dhe në ndërtimin e një shoqërie ku mbizotërojnë respekti, siguria dhe përgjegjësia.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves vlerësoi mundësinë e takimit dhe shprehu gatishmërinë për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.