Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 27 mars 2025

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Kuvendit, dr. Ajni ef. Sinani.

Kuvendi gjatë kësaj mbledhje shqyrtoi raportin e punës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024, më pas shqyrtoi raportin e Komisionit Financiar të Kuvendit të BIK-ut, si dhe shqyrtoi raportin e Pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e Kryesisë (llogaria përfundimtare) për vitin 2024.

Pas diskutimeve të përgjithshme nga anëtarët e Kuvendit të BIK-ut, këto raporte u miratuan me votat e anëtarëve të Kuvendit.

Gjatë kësaj mbledhje, një fjalë rasti para anëtarëve të Kuvendit e mbajti edhe kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili paraqiti një raport të përgjithshëm mbi mbarëvajtjen e punëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, veçanërisht gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan.

Në fund të mbledhjes, me propozimin e Myftiut Tërnava, Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vendin tonë, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla. Myftiu Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve, duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë.