Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 10 shkurt 2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për përgatitjet rreth muajit të bekuar Ramazan, i cili këtë vit fillon më 19 shkurt 2026.

Gjatë kësaj mbledhje Kryesia vendosi që të përkrahë fuqishëm marshin protestues “Liria ka emër”, i cili është paraparë të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve tanë, që padrejtësisht po mbahen dhe po tentohen të dënohen në Hagë.

Ndër të tjera, gjatë kësaj mbledhje u vendos edhe që hytbeja e xhumasë, ditën e premte më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, t’i kushtohet 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit dhe tema bosht të jetë mesazhi përkrahës për luftëtarët e lirisë.