Kryeimami Sahiti takoi këshilltaren vendore për të Drejtat e Njeriut, znj. Valbona Dërmaku

Prishtinë, më 15 prill 2025

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti në takim znj. Valbona Dërmaku, këshilltare vendore për të Drejtat e Njeriut dhe bartëse e programit për dialog ndërfetar pranë Misionit të OSBE-së në Kosovë, e shoqëruar nga z. Alev Nuş nga Qendra Rajonale e Prishtinës.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe u diskutua mbi planin e bashkëpunimit për vitin 2025, me fokus në dialogun ndërfetar, fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe angazhimin e të rinjve në aktivitete me karakter edukativ dhe ndërfetar.

Kryeimami Sahiti theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE-në në promovimin e vlerave të përbashkëta, mirëkuptimit dhe tolerancës ndërfetare.