Filluan garat e memorizimit të Kuranit në Kosovë

Prishtinë, më 18 prill 2026

Organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Arabisë Saudite në Sarajevë, përkatësisht Ministrinë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, sot filluan Garat e memorizimit të Kuranit për vendet e Ballkanit, përkatësisht për Kosovë.

Në këto gara po marrin pjesë gjithsej 85 garues nga e gjithë Kosova, të cilët do të garojnë në memorizimin e dy, pesë dhe dhjetë xhuzave nga Kurani fisnik

Në fjalën hapëse, kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, tha se përmes këtyre garave të gjithë janë fituese për shkak se qëllimi është që të afrohemi edhe më shumë me kuranin famë lartë. Kryeimami Sahiti, ndër të tjera, theksoi se Kurani ka rrënjë të thella në trojet tona dhe se këto gara shërbejnë për ta ruajtur dhe forcuar këtë traditë të vyer shpirtërore.

Vlerësimi i garuesve po bëhet nga një komision profesional i përbërë nga kryeimami Vedat ef. Sahiti dhe hafëzët, Safet ef. Hoxha dhe Bali ef. Sadiku.

Ndaje: