Drejtori Simnica priti në takim imamin Hekuran ef. Helshani

Prishtinë, më 9 prill 2025

Drejtor i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur sot në takim imamin e xhamisë “Diaspora” në Osnabrück të Gjermanisë, Hekuran ef. Helshanin.

Gjatë këtij takimi, drejtori Simnica, fillimisht e njohu imamin Helshani me aktivitetet dhe projektet që zhvillon Bashkësia Islame e Kosovës, më konkretisht Drejtoria e Diasporës. Ai tha se si Drejtori mbesim të përkushtuar për të thelluar angazhimin në mbështetje të diasporës kosovare. Drejtori Simnica shprehu gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë që ka si synim përmirësimin e kushteve dhe promovimin e vlerave islame mes diasporës.

Imami Helshani e falënderoi drejtorin Simnica për mbështetjen dhe shprehu dëshirën për të zhvilluar më tej bashkëpunimin me BIK-un, duke organizuar aktivitete të përbashkëta që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve fetare dhe kulturore mes Kosovës dhe diasporës.

Në fund të takimit, drejtori Simnica ndau një falënderim për xhaminë “Diaspora” për dorëzimin e mjeteve të sadakatul fitrit në Bashkësinë Islame të Kosovës.