Prishtinë, më 18 prill 2025
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka pritur në takime të ndara imamin e xhamisë “Dituria” në Landskrona të Suedisë, Burhan ef. Mustafën dhe Ilir ef. Imerin nga xhamia shqiptare në Dusseldorf të Gjermanisë.
Gjatë këtyre takimeve u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe qendrave dhe xhamive shqiptare në diasporë.
Drejtori Simnica me këtë rast falënderoi imamët për përkushtimin e tyre të treguar, duke shprehur kështu gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë që ka si synim përmirësimin e kushteve dhe promovimin e vlerave islame në diasporës. Ai me këtë rast falënderoi imamët dhe qendrat e tyre për mbledhjen dhe dorëzimin e mjeteve financiare në emër të sadakatul fitrit për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.