Prishtinë, 28 maj 2020
Që nga sot të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës janë rihapur për praktikimin me rregullt të riteve fetare (pesë kohët e namazit dhe xhumaja). Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës që më në fund të gjithë besimtarët do të mund të kryejnë adhurimet e ibadetet në xhami dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për respektin dhe kulturën e treguar në respektimin e masave dhe udhëzimeve të BIRK-u dhe institucionet shëndetësore. Ai tha se qytetarët e veçanërisht xhematin i kuptuan drejtë sepse mbi të gjitha është shëndetit publik Ai po ashtu falënderon Zotin që kjo pandemi është menaxhuar mirë dhe së bashku kemi arritur që të kalojmë këtë pandemi COVID-19 me sa më pak pasoja. Me këtë rast Bashkësia Islame e Kosovës rekomandon besimtarët që gjatë prezencës në xhami të vazhdojnë t’i përmbahen masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHPK-ja, në koordinim me Bashkësinë Islame të Kosovës, për parandalim të përhapjes së mëtejme të virusit, i cili edhe më tej vazhdon të jetë prezet në Kosovë.
Masat që duhet të vazhdojnë të respektohen për prezencë në xhami, janë:
Të gjitha këto masa duhet të respektohen deri te një vendim i radhës për të cilin do të njoftojmë me kohë.
Po ashtu me kohë janë dezinfektuar të gjitha xhamitë, pastrimi e tepihëve dhe xhamave të xhamisë, objekteve përcjellëse, sallave të mësimit, zyreve, abdest-hanes, toaleteve etj.