Datë: 25 mars 2026
Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës:
Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Dumnicë e Mesme.
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
– Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
– T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
– Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
– Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
– Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
– Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës.
– Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
– Diploma e Medresesë (shkollimi katërvjeçar) ose ajo e Fakultetit (e vërtetuar nga Kryesia e BIK);
– Certifikata e lindjes;
– Certifikata shëndetësore;
– Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
– Vërtetimi për përvojën e punës;
– Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
– CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
– Letërnjoftimi (fotokopje).
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.