U promovua libri “Institucionet Islame dhe imamët e Krajës”

Prishtinë, më 30 korrik 2025

Në mexhlisin e Krajës në qendër të Ostrosit – Komuna e Tivarit, u promovua botimi më i ri “Institucionet Islame dhe imamët e Krajës”, i autorit Hamdi Alaj.

Ky botim ndriçon rolin dhe kontributin e institucioneve fetare dhe imamëve të Krajës në ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar.

Në promovim mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili përgëzoi autorin për punën dhe përkushtimin e tij.

Vlerësime për librin dhanë edhe:

▪️ Irfan Kaca – Kryeimam i Krajës

▪️ Ali Bardhi – Kryeimam i Ulqinit

▪️ Ramadan Shkodra – Drejtor në BIK

Autori Hamdi Alaj theksoi se libri është një përpjekje për të dokumentuar dhe çmuar trashëgiminë fetare dhe kulturore të kësaj treve.