Prishtinë, më 22 shkurt 2026
Sonte, në Prishtinë, me një ceremoni solemne u inaugurua programi për shpërndarjen e iftareve dhe hurmave i Mbretërisë së Arabisë Saudite, program, ky i cili do të shtrihet gjatë gjithë muajit Ramazan. Ky program parasheh organizimin e iftareve në qytete të ndryshme të vendit, si dhe shpërndarjen e hurmave për besimtarët.
Zëvendësmyftiu i Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, falënderoi shtetin saudit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Në kuadër të programit të Mbretit Selman, po forcojmë edhe një herë lidhjen ndërmjet dy vendeve tona. Shprehim falënderim dhe mirënjohje për Mbretin e Arabia Saudite dhe për institucionet përkatëse për këtë mbështetje të vazhdueshme. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të thellohet edhe në të ardhmen.”
Ndërkaq, ambasadori i Arabia Saudite në Tiranë, Feisal Hefzi u shpreh i lumtur që ky program po realizohet në Kosovë, duke uruar fillimisht besimtarët për muajin e Ramazanit.
“Me rastin e muajit të bekuar Ramazan, uroj të gjithë besimtarët për agjërim të lehtë dhe të pranuar. Jam i lumtur që ky program po realizohet në Kosovë, si një kontribut në frymën e vëllazërisë dhe solidaritetit.”
Besimtarë të shumtë do të përfitojnë nga ky aksion ku përmes organizimeve të përbashkëta të iftareve do ta shijojnë edhe më shumë këtë muaj Ramazan.
Në fund të kësaj ceremonie, u shtrua edhe iftari i parë në kuadër të këtij projekti













