| Në vlerë monetare -EURO | Në ari, sipas peshës -gram | ||
|---|---|---|---|
| Nga: | i japim: | Nga: | i japim: |
| 12,118 € | 302.95 € | 85 gr. | 2.125 gr |
| 15,000 € | 375 € | 100 gr. | 2.5 gr. |
| 20, 000 € | 500 € | 200 gr. | 5 gr. |
| 50,000 € | 1,250 € | 300 gr. | 7.5 gr. |
| 100,000 € | 2,500 € | 500 gr. | 12.5 gr |
Për shkak të luhatjeve të forta të çmimit të arit në berzat botërore, ju bëjmë me dije se vlerat monetare të paraqitura në tabelë janë MOMENTALE
| Në argjend, sipas peshës -gram | Në tregti-biznes* | ||
|---|---|---|---|
| Nga: | i japim: | Mbi shumën 12,118ºº€ | jepet: 2.5% |
| 700 gr | 17.5 gr | ||
| 800 gr | 20 gr | ||
| 1000 gr | 25 gr | ||
| 2000 gr | 50 gr | ||
*Ky lloj përfshin: mjetet, veglat, rrobat, orenditë e ndryshme, gjërat ushqimore, tokat, makinat, ndërtesat etj. Gjithçka e nxjerrur për shitje, që konsiderohet prej pasurisë së tundshme apo të patundshme, me kusht që të kalojë një vit, nxirret prej tij 2.5% nëse realisht arrihet nisabi (kuota e përcaktuar prej 12,118ºº€).
| Zekati në dele dhe dhi | Zekati në lopë, buaj dhe buallica | ||
|---|---|---|---|
| Prej: | e japim: | Prej: | e japim: |
| 40-100 krerë | 1 dele/dhi | 30-39 lopë/buaj | 1 viç, që ka mbushur një vit |
| 121-200 krerë | 2 dele/dhi | 40-59 lopë/buaj | 1 viç që ka mbushur dy vite |
| 201-300 krerë | 3 dele/dhi | 60-69 lopë/buaj | 2 viça njëvjeç |
| 301-400 krerë | 4 dele/dhi | 70-79 lopë/buaj | 1 viç njëvjeç dhe 1 viç dyvjeç |
| 401-500 krerë | 5 dele/dhi | 80-89 lopë/buaj | 2 viça që kanë mbushur dy vjet |
| 90-99 lopë/buaj | 3 viça që kanë mbushur nga një vit | ||
ZEKATI PËR TË MBJELLAT
Për të mbjellat (si gruri, misri, tërshëra, thekra, elbi e të ngjashme) nëse arrijnë masën prej 653 kg, atëherë sasia e zekatit prej tyre është 10% në rast se rendimentet e tilla janë ujitur nga shiu (ujitje natyrore), ndërsa në rast se ujiten artificialisht, atëherë sasia e zekatit të tyre është 5%.
Shënim: Zekati në kohën e Pejgamberit jepej në bejtu-l mal. Bejtu-mal përfaqësonte institucionin që e kishte ngritur i Dërguari i Allahut. Në kohën tonë ky institucion është Bashkësia Islame e Kosovës!
TABELA E ZEKATIT
Ramazan 2026 / 1447 h.
“…ata që dhanë zekatin i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre…” el-Bekare: 277
Zekati në ari
Nisabi i zekatit në ari është 85 gram. Personi që posedon 91 gram ari e më shumë, duhet të japë 2.5% të arit apo kundërvlerës së tij.
Sot, vlera e një grami të arit është 142⁵⁷€. Kur ari arrin kuotën në 91 gram, kap vlerën e 12,118ºº€. Atëherë nga kjo shumë e përgjithshme obligohet nxjerrja e zekatit 2.5%, që i bie të jetë 302.95 €.
Zekati në argjend
Nisabi i zekatit në argjend është 700 gram. Kur arrin kuotën prej 700 gramëve, obligohet të ndajë 2.5% gramë argjend apo kundërvlerën e tij.
Zekati në vlera monetare
Edhe për valuta monetare për bazë merret ari, konkretisht çmimi i arit sipas berzës botërore. Çdo gjë që konsiderohet valutë, nëse e arrin nisabin, duhet të jepet zekat për të.
Nëse personi gjatë një viti ka pasur 12,118ºº€, ai nga ajo shumë duhet të japë zekat 2.5%.
Zekati në mallra të tregtisë
Ky lloj përfshin: mjetet, veglat, rrobat, orenditë e ndryshme, gjërat ushqimore, tokat, makinat, ndërtesat etj. Me fjalë tjera: gjithçka e nxjerrur për shitje, që konsiderohet prej pasurisë së tundshme apo të patundshme, me kusht që të kalojë një vit (vlerësimi bëhet në fund të vitit), nxirret prej tij 2.5% nëse realisht arrihet nisabi (kuota e përcaktuar prej 12,118ºº€).
Zekati në bagëti
1. Për dele, dhi e të ngjashme nëse janë më pak se 40 krerë, nuk ka zekat.
Nga 40-120 dele/dhi, jepet zekat një dele
Nga 121-200, jepen zekat dy dele.
Nga 201-300, jepen zekat tri dele
Nga 301-400, katër dele
Nga 401-500, pesë dele.
(Shënim: Delja që jepet për zekat duhet të ketë mbushur një vit. Kur delet janë në numër të madh (mbi 200), në çdo 100 dele, jepet një dele zekat)
2. Për lopë, buall(ica) e të ngjashme nuk ka zekat nëse janë më pak se 30 krerë.
Nga 30-39 lopë-buall, jepet zekat një viç që ka mbushur një vit
Nga 40-59 jepet zekat një viç që ka mbushur dy vite.
Nga 60-69, dy viça njëvjeçarë.
Nga 70-79, një viç njëvjeçar dhe një viç dyvjeçar.
Nga 80-89, dy viça që kanë mbushur dy vjet.
Nga 90-99, tre viça që kanë mbushur nga një vit.
(Shënim: Për çdo 30 krerë jepet nga një viç që ka mbushur një vit, apo në çdo 40 krerë nga një viç që ka mbushur dy vjet!)
Zekati për të mbjellat Për të mbjellat (si gruri, misri, tërshëra, thekra, elbi e të ngjashme) nëse arrijnë masën prej 653 kg, atëherë sasia e zekatit prej tyre është 10% në rast se rendimentet e tilla janë ujitur nga shiu (ujitje natyrore), ndërsa në rast se ujiten artificialisht, atëherë sasia e zekatit të tyre është 5%.