Prishtinë, më 4 mars 2026
Shoqata Humanitare Shoqata Humanitare “Bereqeti”, në bashkëpunim me shoqatën bamirëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Al Mubarrah International Charitable Association”, ka shpërndarë 100 pako ushqimore dhe nga 25 kilogramë miell për familjet në nevojë në Prishtinë.
Nga kjo nismë humanitare përfituan jetimë, invalidë dhe raste sociale, të cilët po përballen me vështirësi ekonomike.
Në shpërndarje të këtyre pakove, i pranishëm qe edhe përfaqësuesi i shoqatës “Al Mubarrah International Charitable Association”, z. Abdullah al Kabi.







