Sekretari Sadriu priti në takim imamin Didmar ef. Faja

Prishtinë, më 22 gusht 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, njëherësh zëvendësmyfti i Kosovës, Ahmet ef Sadriu, ka pritur sot në takim imamin e Qendrës Islame në Arizona, Didmar ef. Faja, i cili shoqërohej nga Ferid Lluja.

Gjatë këtij takimi sekretari Sadriu e njohu imamin Faja me punët, angazhimet dhe veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për bashkëpunimin që kanë me qendrat islame shqiptare në diasporë. Ai shprehu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut, që të ketë bashkëpunim edhe me Qendrën Islame në Arizona.

Nga ana e tij, imami Faja, falënderoi sekretarin Sadriu për pritjen, duke shprehur kështu përkushtimin e tij për një bashkëpunim ndërmjet Qendrës ku ai vepron dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.