Sekretari Sadriu priti në takim imamin Bunjamin Limani

Prishtinë, më 23 qershor 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriu, së bashku me drejtorin e Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnicën, kanë pritur në takim imamin e xhamisë “Dituria” në Dyseldorf, Bunjamin ef. Limanin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe qendrave dhe xhamive në diasporë, për çka nikoqirët shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuuar në këtë drejtim.

Në fund të këtij takimi, drejtori Simnica, i dhuroi imamit Limani një fletëfalënderim me rastin e dorëzimit të mjeteve për therjen e kurbaneve.