Presidentja Osmani dhe Myftiu Tërnava u pritën në takim nga princi i Kurorës së Mbretërisë Hashimite të Jordanisë, Husein bin Abdullah al Hashimi

Prishtinë, më 28 tetor 2025

Gjatë qëndrimit në Riad të Arabisë Saudite,
presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, janë pritur në takim nga Princi i Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Husein bin Abdullah al Hashimi.

Gjatë takimit, u konfirmua gatishmëria për thellimin e partneritetit, si dhe u diskutua për mënyrat për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe teknologjinë e informacionit (ICT).

Kosova dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, të ndërtuara mbi miqësi, mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë.