Presidentja e  Kosovës, znj. Vjosa Osmani shtroi iftar për Myftiun Tërnava

Prishtinë, më 19 mars 2026

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani për nder të muajit Ramazan, shtroi mbrëmë iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim ef. Tërnava dhe delegacionin e tij.

Presidentja Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.

Më tej, presidentja shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi presidenten për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kontribuuar për mirëqenien e gjithë qytetarëve në vend.