Prishtinë, më 12 maj 2025
Për katër ditë me radhë, Kosova ishte nikoqire e një prej ngjarjeve më të rëndësishme fetare, Garave Ndërkombëtare të Kuranit.
146 garuese, nga vende të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit ishin pjesë e këtyre garave, të cilët përveç paraqitjes para jurisë, ndanë emocionet e garave, përvojat e këtij rrugëtimi dhe përshtypjet e tyre për këtë organizim madhor.
Ky organizim i cili u realizua nga bashkëpunimi i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite, u vlerësua nga juria si ndër organizimet më të mira të realizuara deri më tani.
E gjithë ky angazhim u përmbyll me një ceremoni tejet madhështore në prezencë të personaliteteve të njohura të botës islame.
Pas fjalimeve të organizatorëve u ndanë edhe çmimet për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse.
Nga kategoria e meshkujve vendin e parë për memorizimin e plotë të Kuranit e zuri Numan Selami nga Shkupi, kurse në këtë kategori nga gjinia femërore vendin e parë e fitoi Ola Behiry nga Italia.
Vendin e parë nga kategoria e dytë mësimi përmendsh/memorizimi i 10 xhuzave, nga gjinia mashkullore e fitoi Alban Doli, kurse nga femrat Siham Equarqoune.
Vendin e parë nga kategoria e tretë mësimi përmendsh/memorizimi i 5 xhuzave nga meshkujt e fitoi Abdullah Bardhoshi, kurse nga femrat Esmarete Beka.
Vendin e parë nga kategoria e katërt mësimi përmendsh/memorizimi i 2 xhuzave nga gjinia mashkullore e fitoi Muhamed Morina, kurse nga femrat Daria Smajli.
Vendin e parë nga kategoria e pestë leximi nga pesë xhuza të njëpasnjëshëm e mori Amar Shkrepi, kurse nga femrat Enesa Ajvazi.
Fituesit e tjerë për të gjitha kategoritë ishin si në vijim: