Prishtinë, më 22 nëntor 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot objektin e ambulancës në Gurakoc të Istogut.
Ky objekt është ndërtuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, me financim nga organizata “Bejt Zekat” nga Kuvajti.
Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me punët në ndërtimin e kësaj ambulance, teksa edhe një herë rikonfirmoi gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të kontribuar në fusha të tjera, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.
Objekti i ri i ambulancës ka qenë një domosdoshmëri për banorët e kësaj ane, pasi që deri më tani, kushtet në të cilat kanë ofruar shërbime mjekët kanë qenë tejet të vështira.
Kujtojmë se gurthemeli për ndërtimin e kësaj ambulance është vënë më 1 korrik 2024, teksa së shpejti pritet të bëhet edhe hapja e saj për ofrimin e shërbimeve, si dhe dorëzimi i këtij objekti për Komunën e Istogut.






