Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Skenderajt

Prishtinë, më 14 janar 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, sot, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Skenderajt, ku u prit nga kryetari Ibrahim ef. Hoti dhe administrata e këtij Këshilli.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat përballet Këshilli, si dhe për aktivitetet dhe angazhimet e tij në shërbim të jetës fetare në këtë komunë.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, u bë edhe përurimi i sallës së aktiviteteve në kuadër të Këshillit, e cila do të shërbejë për mbajtjen e takimeve të imamëve, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të mualimeve.

Myftiu Tërnava shprehu përkrahjen e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për aktivitetet e Këshillit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet imamëve dhe xhematit, me qëllim të forcimit të jetës fetare në vend.