Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës

Prishtinë, më 14 janar 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, vizitoi sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, ku u prit nga kryetari Ekrem ef. Avdiu dhe administrata e Këshillit.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe ecurinë e jetës fetare në Mitrovicë. Myftiu Tërnava theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kryesisë së Bashkësisë Islame dhe Këshillit, veçanërisht në prag të muajit të bekuar Ramazan, duke kërkuar angazhim të përbashkët për organizimin e aktiviteteve fetare dhe edukative.

Në kuadër të kësaj vizite, Myftiu Tërnava, vizitoi edhe xhaminë në ndërtim të “Haxhi Veselit”, si dhe objektin e Këshillit, objektin e kursit të Kuranit, si dhe vendin e Xhamisë së Ibrit.