Myftiu Tërnava vizitoi fabrikën “GA-ME-HA”

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, dhe Reisul-ulemaja i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre, realizuan sot një vizitë në fabrikën e prodhimeve ushqimore dhe të pijeve “GA-ME-HA” në Sarajevë.Delegacioni u prit ngrohtësisht nga pronari i fabrikës, z. Adem Miftari, i cili u dëshiroi mirëseardhje dhe i njohu mysafirët me historikun, zhvillimin dhe kapacitetet prodhuese të kësaj ndërmarrjeje të njohur, e cila operon me sukses në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në tregjet rajonale.Gjatë vizitës në ambientet e fabrikës, mysafirët patën mundësi të shohin nga afër procesin e prodhimit të mbi 1000 artikujve të ndryshëm ushqimorë.Z. Adem Miftari është një ndërmarrës i suksesshëm nga fshati Çalje, komuna e Gostivarit. Aktualisht, në fabrikën “GA-ME-HA” janë të punësuar rreth 150 punëtorë, ndërsa ekziston një tendencë e qartë për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të numrit të të punësuarve në periudhën e ardhshme.Në përmbyllje të vizitës, Myftiu Tërnava dhe Reisul-ulemaja Fetahu përgëzuan z. Miftari për suksesin dhe vizionin e tij afarist dhe e inkurajuan që të shqyrtojë mundësinë e zgjerimit të aktivitetit edhe në Kosovë, përmes hapjes së një filiali të fabrikës “GA-ME-HA”.