Myftiu Tërnava vizitoi Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë

Prishtinë, më 17 shtator 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka zhvilluar një vizitë në Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ku u prit nga i ngarkuari me punë, z. Adnan al Gunejmi.

Gjatë këtij takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e thellimit të tij në të ardhmen. Myftiu Tërnava e falënderoi diplomatin kuvajtian për përkrahjen e vazhdueshme që shteti i Kuvajtit i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në realizimin e projekteve të rëndësishme humanitare dhe zhvillimore.

Nga ana e tij, z. Al Gunejmi vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në shërbim të komunitetit dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.