Myftiu Tërnava u prit në takim nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu

Prishtinë, më 16 tetor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimit të kultivimit të saj.

Presidentja Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon. Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.