Prishtinë, më 14 janar 2026
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u prit sot në takim nga kryetari i Skenderajt, z. Sami Lushtaku
Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt, me ç’rast u dakordua që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në të mirë të besimtarëve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Me këtë rast, kryetari Lushtaku e falënderoi Myftiun Tërnava për ndihmat e ofruara nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” për familjet e prekura nga vërshimet e fundit që ndodhën në vend.


