Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu

Prishtinë, më 2 prill 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, u prit sot në takim nga kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet dy institucioneve, si dhe për intensifikimit e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, gjithnjë për të mirën e qytetarëve.