Myftiu Tërnava takoi kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, më 2 korrik 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka mbajtur sot një takim me kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të cilët diskutoi për një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë këtu gjendjen aktuale të jetës fetare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për organizimin dhe mbarëvajtjen e haxhit për këtë vit, si dhe për ecurinë e organizimit të therjes së kurbaneve.

Myftiu Naim ef. Tërnava vlerësoi kontributin e Këshillave në ruajtjen e unitetit dhe zhvillimin e aktiviteteve fetare në nivel kombëtar. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Këshillave dhe Kryesisë, për t’u përballur me sfidat aktuale dhe për të përmbushur nevojat shpirtërore të besimtarëve.

Kjo mbledhje shërbeu për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të adresuar çështje të ndryshme që ballafaqohen me organizmin e jetës fetare dhe iniciativat për të ndihmuar shoqërinë.