Prishtinë, më 8 dhjetor 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim zëvendësministrin e Vakëfeve të shtetit të Katarit, z. Halid el Ghanim.
Gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve fetare të të dy vendeve, si dhe mundësitë për projekte të reja në fusha të interesit të përbashkët.
Myftiu Tërnava falënderoi z. El Ghanim dhe përmes tij edhe shtetin e Katarit për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për projekte të ndryshme humanitare, arsimore e infrastrukturore që janë realizuar ndër vite.
Nga ana e tij, zëvendesministri El Ghanim shprehu gatishmërinë e Katarit për të thelluar bashkëpunimin dhe për të mbështetur nisma të reja që kontribuojnë në zhvillimin fetar dhe shoqëror në Kosovë.



