Myftiu Tërnava priti në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz

Prishtinë, më 8 tetor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendësministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë, dr. Nazif Yılmaz.

Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve fetare dhe arsimore të Kosovës dhe Turqisë, me theks të veçantë në fushën e arsimit islam dhe përgatitjes së kuadrove të reja.

Myftiu Tërnava shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë dhe Ministria e Arsimit i ofrojnë Bashkësisë Islame të Kosovës, sidomos në ngritjen e cilësisë arsimore dhe në projektet që ndihmojnë zhvillimin e institucioneve fetare në vend.

Nga ana e tij, zëvendësministri Yılmaz, vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.