Myftiu Tërnava priti në takim zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 8 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim zëvendesdrejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Republikës së Turqisë, z. Hajrullah Çelebi.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme në fushën e restaurimit të xhamive dhe objekteve të trashëgimisë islame në Kosovë.

Myftiu Tërnava vlerësoi kontributin e Turqisë në ruajtjen dhe gjallërimin e këtij trashëgimi, teksa shprehu gatishmërinë për të avancuar bashkëpunimin në projekte të reja që i shërbejnë komunitetit dhe kulturës fetare në vend.