Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), znj. Caroline Ziadeh.
Gjatë takimit, znj. Ziadeh i ka përcjellë Myftiut Tërnava urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur vlerësimin për rolin e Bashkësisë Islame në promovimin e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në vend.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava e ka falënderuar znj. Ziadeh për urimet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të UNMIK-ut me institucionet fetare në Kosovë.