Prishtinë, më 18 mars 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), znj. Caroline Ziadeh. Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e tolerancës ndërfetare dhe harmonisë sociale në vend.
Myftiu Tërnava theksoi se BIK-u ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e bashkëjetesës fetare dhe ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të ndërtuar ura mirëkuptimi mes komuniteteve të ndryshme. Ai falënderoi UNMIK-un për bashkëpunimin dhe mbështetjen në promovimin e dialogut ndërfetar.
Nga ana e saj, znj. Caroline Ziadeh vlerësoi kontributin e BIK-ut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe organizatave ndërkombëtare për të forcuar kohezionin social dhe respektin e ndërsjellë mes komuniteteve.