Myftiu Tërnava priti në takim prodekanin e Dekanatit Laaber-Regenstauf të Dioqezës së Regensburgut në Gjermani, dom Stephan Froster

Prishtinë, më 7 prill 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në një takim dom Stephan Forster, famullitar dhe njëkohësisht prodekan në Dekanatin Laaber-Regenstauf të Dioqezës së Regensburgut në Gjermani.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë, duke theksuar traditën e vyer të popullit tonë për harmoni dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet komuniteteve fetare.

Myftiu Tërnava vuri në pah rolin e rëndësishëm që luan Bashkësia Islame e Kosovës në kultivimin dhe forcimin e kësaj bashkëjetese, përmes angazhimeve të vazhdueshme në promovimin e dialogut, mirëkuptimit dhe tolerancës.

Nga ana e tij, dom Stephan Forster, vlerësoi lart modelin e bashkëjetesës ndërfetare në Kosovë, duke e konsideruar atë si një shembull të mirë për rajonin dhe më gjerë.

Ndaje: