Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesit e Fondacionit të Gruas “Sheikha Fatima bint Mubarak”

Prishtinë, 19 mars 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Fondacionit të Gruas “Sheikha Fatima bint Mubarak”, znj. Miradije Salihu, si dhe koordinatorin e këtij Fondacioni, z. Ibrahim Fadlalla.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për aktivitetet dhe projektet që ky fondacion zhvillon, me theks të veçantë në mbështetjen e grave dhe familjeve në nevojë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Myftiu Tërnava vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e Fondacionit të Gruas “Sheikha Fatima bint Mubarak” në realizimin e projekteve humanitare dhe sociale, duke shprehur mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që ky fondacion ka ofruar.

Nga ana e saj, drejtoresha znj. Salihu, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.