Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesin e Shoqatës “Al Mubarrah International Charitable Association”, z. Abdullah al Kabi

Prishtinë, më 4 mars 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot sot në takim z. Abdullah al Kabi, përfaqësues i Shoqatës “Al Mubarrah International Charitable Association” nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe aktivitetet humanitare gjatë muajit të bekuar Ramazan.

Gjatë takimit, Myftiu e falënderoi z. Al Kabi për mbështetjen dhe ndihmat e ofruara nga Shoqata “Al Mubarrah International Charitable Association”, duke vlerësuar lart solidaritetin dhe përkujdesjen e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë. Ai theksoi se këto veprime humanitare janë në frymën e Ramazanit, duke forcuar ndjenjën e vëllazërisë dhe përkrahjes mes besimtarëve.

Nga ana e tij, z. Al Kabi shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të thelluar aktivitetet bamirëse në të ardhmen.

Aksioni humanitar i kësaj shoqate ka filluar sot me shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Prishtinë.