Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga komuna Osmangazi e Bursës

Prishtinë, më 18 qershor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion nga komuna Osmangazi e Bursës, të kryesuar nga kryetari z. Erkan Aydin.

Gjatë këtij takimi u diskutua për format dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe komunës Osmangazi.

Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Turqisë për Bashkësinë Islame të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të vazhdojë dhe të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi me komunën Osmangazi.