Prishtinë, më 20 qershor 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim nënkryetarin e Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit të mirë që ka institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës, veçanërisht Këshilli i BI-së së Fushë Kosovës me Komunën, si dhe për format dhe mundësitë e intensifikimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
Myftiu Tërnava ofroi mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për projektet që janë me interes për qytetarët e Fushë Kosovës, dhe të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët e atjeshëm.