Myftiu Tërnava priti në takim lamtumirës Shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

Prishtinë, më 5 gusht 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim lamtumirës Shefen e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), znj. Caroline Ziadeh.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava falënderoi znj. Ziadeh për bashkëpunimin korrekt dhe kontributin e saj gjatë mandatit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin demokratik të vendit.

Nga ana e saj, znj. Ziadeh vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e tolerancës ndërfetare dhe bashkëjetesës, duke e konsideruar BIK-un si një partner të rëndësishëm në proceset paqësore dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava i uroi znj. Ziadeh suksese në angazhimet e saj të ardhshme.