Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Ministrisë për Çështje Islame, Vakëf dhe Zekat të Emirateve të Bashkuara Arabe

Prishtinë, më 8 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Ministrisë për Çështje Islame, Vakëf dhe Zekat të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Muhamed el Blushi.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e arsimit, humanizmit dhe projekteve infrastrukturore. Myftiu Tërnava vlerësoi lart kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe ndër vite për institucionet dhe projektet e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke theksuar se mbështetja e tyre ka qenë e çmuar për zhvillimin e jetës fetare dhe shoqërore në vend.

Nga ana e tij, drejtori El Blushi shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në projekte të ardhshme në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve vëllazërore që bashkojnë popujt tanë.