Prishtinë, më 18 shkurt 2026
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e cilësisë në arsimin e lartë, avancimin e standardeve akademike dhe forcimin e bashkëpunimit institucional në funksion të ngritjes së cilësisë në institucionet arsimore në vend, me theks të veçantë në ngritjen e cilësisë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, duke i vënë rëndësi edukimit cilësor për zhvillimin e shoqërisë.

