Prishtinë, më 14 prill 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, z. Valon Prebreza, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin ndërinstitucional, me theks të veçantë për projektet që janë duke u realizuar në komunën e Fushë Kosovës.
Të dy palët shprehën vullnetin për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe fuqizimit të iniciativave që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Prebreza për vizitën dhe angazhimin e tij në çështjet me rëndësi publike, teksa drejtori Prebreza vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen e vlerave shoqërore dhe ndërtimin e dialogut ndërinstitucional.