Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Institutit të Krimeve të Luftës, z. Atdhe Hetemi

Prishtinë, më 4 gusht 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemin.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava dhe drejtori Hetemi, nënshkruan një protokoll bashkëpunimi, që synon forcimin e partneritetit në procesin e dokumentimit të krimeve të luftës dhe ruajtjes së kujtesës kolektive.

Gjatë takimit, Myftiu Tërnava vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës si dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional në ruajtjen e kujtesës historike dhe drejtësisë për viktimat.

Myftiu Tërnava vlerësoi punën e Institutit në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë, duke theksuar se BIK mbështet çdo përpjekje për zbardhjen dhe dokumentimin e së kaluarës.

Në anën tjetër, Drejtori Atdhe Hetemi falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për punën që është duke e kryer dhe mbështetjen e ofruar në çdo periudhë të rëndësishme që ka kaluar vendi.