Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të kryesuar nga Elder Gerrit W. Gong, anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve të kësaj Kishe.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërfetar si një mjet thelbësor për forcimin e mirëkuptimit, tolerancës dhe paqes në shoqëri. Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i bashkëjetesës ndërfetare dhe se institucionet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e harmonisë sociale dhe respektit të ndërsjellë.
Nga ana e tij, Elder Gerrit W. Gong, i cili ka udhëtuar gjerësisht në mbarë botën për të shërbyer anëtarëve të Kishës, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve fetare për një të ardhme më të mirë për të gjithë.