Prishtinë, më 8 shtator 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z. Maurizio Antonini.
Gjatë takimit, Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin italian me historikun dhe funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me të arriturat dhe zhvillimet e saj ndër vite, si dhe me rolin që ky institucion luan në kultivimin e bashkëjetesës, harmonisë ndërfetare dhe paqes shoqërore në vendin tonë.
Nga ana e tij, ambasadori Antonini e falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe vlerësoi lart rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës si faktor stabiliteti dhe dialogu në shoqërinë kosovare.