Prishtinë, më 19 qershor 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim akademikun Feti Mehdiu.
Me këtë rast akademiku i dhuroi Myftiut Tërnava një kopje të përkthimit të Kuranit, të përkthyer nga vetë ai, si dhe kompletin e përkthyer të “Sahihut të Buhariut”.
Myftiu Tërnava përgëzoi akademikun për botimin e këtyre veprave, duke i uruar jetë të begatshme dhe punë të frytshme në shkrimin dhe përkthimin e veprave me rëndësi për besimtarët myslimanë.