Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 9 shtator 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka parë nga afër ecurinë e punimeve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore po vazhdojnë sipas planit të paraparë, për çka Myftiu Tërnava u nda tejet i kënaqur.