Myftiu Tërnava mori pjesë në takimin e prijësve fetarë të ftuar nga Ambasada Britanike në Kosovë

Prishtinë, më 10 dhjetor 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në takimin e prijësve fetar të ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Jonathan Hargreaves, takim ky i cili u ftua për ta shënuar përfundimin e fushatës #16DaysOfActivism kundër dhunës me bazë gjinore.

Në këtë takim, përveç Myftiut Naim ef. Tërnava, morën pjesë edhe prijësit fetarë nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Kisha Protestante Ungjillore dhe komuniteti hebre, të cilët së bashku nënshkruan një deklaratë të përbashkët historike kundër dhunës me bazë gjinore dhe dinjitetit njerëzor.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate të përbashkët dhe me ngritjen zë kundër dhunës me bazë gjinore, prijësit fetarë të Kosovës kanë dërguar një mesazh të qartë se, dhuna nuk ka vend në fe, në familje dhe në shoqëri. Deklarata e përbashkët është një angazhim i shkruar dhe një zotim publik, një premtim për të mbrojtur personat e cenueshëm dhe për të sfiduar normat e dëmshme. Ajo dërgon gjithashtu një mesazh shprese se, prijësit fetarë të Kosovës janë të bashkuar në thënien “mjaft” dhunës me bazë gjinore.