Myftiu Tërnava mori pjesë në promovimin e dokumentarit kushtuar Haki ef. Sermaxhës

Prishtinë, më 25 korrik 2025

Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë ka organizuar një ngjarje kulturore e fetare për të përkujtuar jetën dhe veprën e myderrizit Haki ef. Sermaxhajt.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, u shfaq dokumentari “Kandili i Shqipërisë Etnike – për myderrizin Haki ef. Sermaxhaj” dhe u promovua libri “Xhamia e Hogoshtit – monografi”, i autorit Xhemush Biçku.

Ngjarja u mbajt në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm fetar, arsimor dhe kombëtar të Haki ef. Sermaxhajt, përpara një numri të madh qytetarësh.

Fillimisht për angazhimi dhe kontributin e Haki Sermaxhajt u shfaq një dokumentar kushtuar jetës së tij.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se jeta e Haki ef. Sermaxhajt është dëshmi e përkushtimit të ulemave shqiptarë për mbrojtjen e Islamit dhe atdheut.

Kryetari Kamenicës, Kadri Rahimaj tha se jeta dhe vepra e Haki Sermaxhajt është një model i mirë që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja dhe të jetë shkak i bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve mes njëri-tjetrit.

Haki Sermaxha ishte profesor dhe drejtor i Medresesë së Gjilanit. Ishte një zë i fuqishëm i promovimit të edukimit në frymën islame dhe atdhetare. Për këtë arsye ishte kishte rënë në sy të armikut, me c’rast ishte malltretuar, rrahur, burgosur dhe në rrethana misterioze edhe kishte ndërruar jetë.

Gjatë këtij organizimi u promovua edhe botimi i imamit, Xhemush Biçkut, “Xhamia e Hogoshtit – monografi”.

Ndryshe Haki Sermaxhaj një kohë të shkurt kishte shërbyer edhe imam në xhaminë e Hogoshtit në mesin e shumë imamëve të tjerë.