Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga kreu i AAK-së, z. Ramush Haradinaj

Prishtinë, më 26 shkurt 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sonte mori pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Kryetari Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha periudhat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Ai me këtë rast uroi të gjithë besimtarët myslimanë për agjërim të lehtë dhe të pranuar, me lutjet që të jemi së bashku gjithmonë në kultivimin e traditave tona të përhershme.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haradinaj për shtrimin e këtij iftari, duke potencuar kështu faktin se BIK-u, vazhdimisht angazhohet që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve, pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare që mund t’i kemi.